16.7 C
Pec
E martë, 10 Shtator, 2024

Kelmendi i VV-së i reagon KQZ-së për kufizimin e votuesve nga mërgata

Në vazhdën e reagimeve të shumta mbi vendimin e KQZ-së për kufizim të numrit të votuesve nga mërgata nëpër përfaqësi diplomatike të Kosovës ka reaguar edhe  Zv/Ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi që është edhe kryetar i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ në Pejë.

Kelmendi vlerëson se Vendimi i KQZ për kufizim të numrit të votuesve nga mërgata nëpër përfaqësi diplomatike të Kosovës është i padrejtë.

Postimi i plotë:

‘Nuk mund të ketë garë e pengesa për të ushtruar të drejtën e votës!

Vendimi i KQZ për kufizim të numrit të votuesve nga mërgata nëpër përfaqësi diplomatike të Kosovës është i padrejtë.’-shkruan Kelmendi.

Ndryshe, Vetëvendosje dje, ka nisur ankesë në PZAP ndaj vendimit, siç thotë, të padrejtë të KQZ-së për kufizimin të numrit të votuesve nga mërgata nëpër përfaqësi diplomatike të Kosovës, me gjithë zotimin e MPJD dhe qeverisë së Kosovës për akomodim të të gjitha nevojave që mund të paraqiten për organzimin e votimit në Ambasada dhe Konsullata të Republikës së Kosovës./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...