26.2 C
Pec
E hënë, 20 Shtator, 2021

Kelmendi: Kjo çka i ndodhi Kurtit e Osmanit në veri, mundë tju ndodhë nesër edhe në perëndim

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe biznesmeni i fuqishëm kosovar Ramiz Kelmendi ka reaguar pas zhvillime të stome në veri të shtetit ku nga serb lokal, u pengua vizita e kreut të VV-së Albin Kurti dhe presidentes në Detyrë Vjosa Osmani.

Kelmendi në reagim mes tjerash thotë se  zonja Presidente në ushtrim dhe Presidente në Premtim dhe zotri ish-Kryeministër dhe Kryeminister në Konkurim, siç ishin dhe janë kritikuesit e Institucioneve për këtë lëvizje të lirë në mungesë, edhe ata sot u takuan drejtpërdrejt me situatën e hidhur në veri… e nesër njejtë edhe në Perëndim e më pas … në Qendrën e Kosovës.

Postimi i plotë:

“Realiteti i hidhur Territorial i Kosovës

Sot në fushatën zgjedhore të parakohsshme si dhe në të kaluarën Liderët Politik dhe Shtetëror po ballafaqohen me realitetin e hidhur territorial të Kosovës, dhe kjo po ndodhë edhe pas 20 viteve liri. Pra, nuk po arrihet rikthimi juridik dhe lëvizja e lirë e qytetarëve në tërë territorin e Kosovës, e aq më keq kur ate nuk po mund të shtrijnë as institucionet. Sa e dhimbshme dhe sa pak pranohet ky realitet e hidhur.

Andaj, mund të them, zonja Presidente në ushtrim dhe Presidente në Premtim dhe zotri ish-Kryeministër dhe Kryeminister në Konkurim, siç ishit dhe jeni kritikuesit e Institucioneve për këtë lëvizje të lirë në mungesë, edhe ju sot u takuat drejtpërdrejt me situatën e hidhur në veri… nesër njejtë edhe në Perëndim e më pas … në Qendrën e Kosovës.

Ky është një realitet i cili është në Kosovë, është një realitet që duhet të bëjë që të vlerësohen propozimet, vlerësimet se në hapësira ku jetojnë pakicat, është e pamundur të shprehen Mendimet pozitive për qytetarët që vijnë nga Komuniteti shumicë, meqë aty është ndikimi i madh shovenist-serb. E nga Serbia dhe këta qytetar të detyruar NË MOSDËGJUESHMËRI nuk kanë Guximin (nëse keni dëshiruar të bëhen pjesë e GUXIMIT) me qenë pjesë e zhvillimeve pozitive.

Por, është mirë të vizitohen ato hapësira dhe nëse pranohet realiteti, do shihen ndryshimet zhvillimore të rrugëve, trotuarëve , makinave, dyqaneve, marketeve dhe Industrive që nuk ekzistojnë fare. Prandaj, është mirë që e keni kuptuar se përmbyllja e kufijve me aksionin e Policisë ku ra dëshmor polici Enver Zyberi, e mundësojë sado pak që ata qytetarë të jetojnë nën frikën e dukshme dhe ishte dashur të vizitohet varri i dëshmorit dhe të përkuleni nga heroizmi i tij dhe policëve tjerë.

Duke e parë këtë REALITET dhe duke e kujtuar të kaluarën tonë nën represionin serb, vrasjet, shtypjet, detyrimet, burgosjet, lënë të mendohet si kalojnë bashkëkombasit tonë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjen e zbrazur. Kush do ju garantojë qëndrim dhe jetë të dinjitetshme në ato vise?! Andaj, edhe qëndrimi imë personal se shkëmbimi i territoreve do fitonte dy gjëra me rëndësi Historike;

Do lirohej përjetësisht nga persekutimet shoveno-serbe dhe qytetarët e Kosovës së re do zhvilloheshin në frymën Europiane, frymën e SHBA-së dhe NATO-së, qëndron.

Këto që keni perjetuar sot ju, Albin e Vjosa, i kanë përjetuar edhe Liderët Institucional në të kaluarën duke lëvizur në vizita rrugëve dhe rrugicave qorre dhe me staf të armatosur deri në dhëmbë.

Kosova është një, atëherë kur kombi është një dhe unik.”-shkruan Ramiz Kelmendi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...