3.2 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Kelmendi: Kosova të veprojë hapur në rresht me Amerikën, veprimet globale të Rusisë po ndjehen edhe tek ne

Ish-Deputeti, ish-zv/kryeministri dhe biznesmeni i njohur kosovar, presidenti i ‘ELKOS GROUP – ETC’ Ramiz Kelmendi ka reaguar për rastin e sulmit kriminal serb në veri të vendit, konkretisht në tubacionet e Ibër Lepencit.

Kelmendi ka shkruar se Kosova duhet të veprojë hapur në rresht me Amerikën, meqë veprimet globale të Rusisë tashmë  po ndjehen edhe në Kosovë.

Postimi i plotë:

‘KURTHI I PUTINIT – METODA E UJKUT

-Kronologjia e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës dhe refleksionet e saj që po ndjehen në Kosovë

Akti i mbrëmshëm kriminal e terrorist, në tubacionet/kanalet e ujit të “Iber Lepencit” në veri të shtetit, duhet të merr përgjigjen e menjëhershme meritore nga të gjithë mekanizmat relevant.

Kosova të veprojë hapur në rresht me Amerikën, veprimet globale të Rusisë po ndjehen edhe në Kosovë.

Rusia në formën e paskrupulltë bënë sulme ndaj Ukrainës që të ndalë shtrirjen e demokracisë Europiane atje për të vazhduar në shtetet tjera të Azisë. Qytetarët rus nuk e mbeshtetën këtë invasion sikur edhe shtete të shumta të Botës.

Ukrainën e ndihmuan shtetet demokratike që të mbrohet nga invazioni rus, por Putini i bëri një kurth që e nxiti nga brenda që të sulmojë caqet ruse dhe me këto sulme ja doli të dëmtonte disa pika me rëndësi strategjike ushtarake – porse edhe nxiti veprimin që qytetarët të fillojnë të jenë neutral ndaj luftës e krahas kësaj edhe mundësinë që tja lejoj vetës p𡞱rdorimin e mundshëm të bombës bërthamore me mbushje të reduktuar.

Putini ja doli poashtu që të ndërtojë një aleancë të zezë për demokracinë me Korenë e veriut dhe nga Koreja e veriut mori mbështetje duke dërguar një numër rreth qindramijëra ushtarë të Koresë së veriut.

Bëri një plan me Kinën, Korenë e veriut dhe Serbinë që të përgatiten të nxisin lëvizje ndaj Koresë së jugët, Taivanit dhe Kosovës (këto akte që po i ndodhin Kosovës, po ndodhin edhe në shtetet tjera të sipërpërmendura).

Rusia bëri veprimin duke dërgu raketa supersonike me 20 mijë kilomera në orë ose 3 mijë e 500 kilometra për 10 minuta (kohë e shkurtër për të vepruar) dhe paralajmërojë që të bombardojë edhe Kievin me të njëjten raketë por me mbushje bërthamore (nxiti shqetësime në Ukrainë, Europë dhe SHBA si dhe nxiti guxim tek Kina, Korea e veriut dhe Serbia).

-Putini, ushtarët e Koresë së veriut do i përdorë për të mbrojtur pozitën e vet nga ndonjë grushtet apo pasi të bëjë shpalljen e shtetrrethimit që me ndihmën e ushtarëve të Koresë do e realizoj më së miri dhe më së lehti – Stalini dhe politikanët nga e kaluara kanë përdorë kozakët).

Prandaj, duke parë këtë kronologji dhe ngjarjet aktuale të ditëve të kaluara, shihet se do ketë një sulm ndaj Ukrainës – një sulm që do nxisë lëvizje të shumta në glob dhe me gjithë gjasën do nxisë frikë të madhe tek shtetet e NATO-s tëcilat janë në kufi me Rusinë.

Duke besuar në çmendurin qe ka në këtë rast Putini, gjendja rrezikon të eskalojë shumë keq dhe ne si qytetarë të Kosovës dhe institucione duhet të jemi të kujdesshëm e vigjilent.’-shkruan Ramiz Kelmendi./RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...