30.1 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

Kelmendi: ‘RADIO 1’ ishte diçka e munguar që duhej të ndodhte nga ju, edhe pas 5 vitesh mbeteni zëri autentik!

Gazetari dhe opinionisti i njohur kosovar, autor i emisionit ‘Rubikon’ Adriatik Kelmendi, ka uruar ditëlindjen e pestë të sinjalit testues të ‘RADIO 1’.

Kelmendi ka vlerësuar lartë formulën dhe projektin ‘RADIO 1’.

Në bisedë me kryeredaktorin e ‘RADIO 1’, Fitim Behlulin, Kelmendi ka thënë se që para nisjes së projektit, ka qenë i bindur në suksesin e ‘RADIO 1’.

“Radio 1, ka qenë diçka e munguar që duhej të ndodhte nga ju. Ju njeh prej 20 vjetësh e tërë Kosova dhe shqiptaria, andaj, zërat tuaj nuk duheshin të pushonin. Isha i bindur në suksesin tuaj për çfarë ju përgëzoi. Tani u jam mirënjohës edhe për bashkëpunimin që e kemi në Klan Kosova. Vetëm suksese dhe vazhdoni të qëndroni stoik ndaj dukurive që median e atakojnë çdo ditë.”-tha mes tjerash Kelmendi.

Kelmendi tutje ka vlerësuar lartë origjinalitetin e formulës drejtuese dhe ekipore të kësaj medias.

‘Radio 1, vazhdon të jetë zëri autentik i informacionit dhe muzikes së mirë. Urime juve, dëgjuesve dhe mbështetësve tuaj.’-shtoi Kelmendi.

Ndryshe, ‘RADIO 1’, sot më 4 Korrik 2024 shënon ditëlindjen e pestë!

Më 4 Korrik 2019, në ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, ‘RADIO 1’ filloi sinjalin testues në frekuencën rajonale 98.0Fm.

Më 29 Korrik 2019, mediumi filloi me sinjal të rregullt, me skemë nacionale kombëtare 24 orëshe. Tre muaj, para fillimit të projektit ‘RADIO ‘1, filloi Portali ‘Njeshi’ tani pjesë e ombrellës së përbashkët mediale. Të dyja bashkë, pretendojnë të jenë mediuam i pavarur dhe i paanshëm.

Në këtë përvjetor të pestë, ‘RADIO 1’, po pranon edhe urime të tjera të shumta./Njeshi/

Muhaxheri uron ‘RADIO 1’: Ju dëgjoj, po bëni punë shumë të mirë edhe kur na pëlqen edhe kur nuk na pëlqen!

Ali Berisha në 5 vjetorin e ‘RADIO 1’: E filluat jo me pak sfida, ja dolët, vazhdoni!

Zv/Ministri i Qeverisë Kurti, Kelmendi uron ‘RADIO 1’: Të palëkundur në saktësi, faleminderit gjithësecilit gazetarë të mediumit tuaj

‘RADIO 1’ – 5 vite nga sinjali testues – Gëzuar

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...