Zv/Ministri i Arsimit Taulant Kelmendi, në cilësinë e Kryetarit të Vetëvendosje-së në Pejë, ka shkruar për homazhet dhe nderimet që dega e këtij subjekti bëri sot bashkë mr kryeministrin Albin Kurti në Qyshk, Zahaq, Llabjan e Pavlan, në 25 vjetorin e masakrave serbe këtu.
‘Detyra jonë është të vazhdojmë të luftojmë për vlerat dhe idealet për të cilat ata jetuan dhe vdiqën.’-potencoi mes tjerash ai.
Postimi i plotë:
‘Në 25 vjetorin e masakrës së Qyshkut, bashkë me kryeministrin e Republikës, Albin Kurti, ministra, zëvendësministra, deputetë, asamblistë dhe përfaqësues të Lëvizjes, kryem homazhe për të nderuar 118 qyetetarë të pafajshëm e të paarmatosur që u masakruan në këtë tragjedi të tmerrshme.
Së bashku me banorët e fshatrave Qyshk, Zahaq, Llabjan e Pavlan, kryem homazhe në vendet ku ndodhën masakrat, duke kujtuar dhe nderuar martirët e dëshmorët e rënë.
25 vjet nga masakrat e Qyshkut, Pavlanit, Zahaqit dhe Llabjanit