2 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Kelmendi takon kryeprokurorët, kërkon zbatimin e udhëzimeve të detyrueshme

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbledhur në një tryezë të përbashkët të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Si shef, kërkoi nga ta, zbatimin e udhëzimeve të detyrueshme dhe ngritjen e efikasitet në punë.

“Gjatë diskutimeve profesionale me kryeprokurorët e prokurorive, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit, Kelmendi ka kërkuar që të zbatohen udhëzimet e detyrueshme të nxjerra nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit me qëllim të unifikimit të praktikave në funksion të zbatimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Zyra e Kryeprokurort të Shtetit.

Gjithashtu, thuhet se Kelmendi, në këtë takim ka ngritur edhe çështjen e performancës së të gjithë prokurorëve të prokurorive përgjatë vitit të kaluar, ku ka kërkuar që t’i kushtohet rëndësi më e madhe ngritjes së efikasitetit të prokurorëve konform normës orientuese me qëllim të përmirësimit të rezultateve të përgjithshme të punës.

“Një nga temat e diskutuara në këtë takim ishte edhe trajtimi me prioritet i veprave penale kundër mjedisit, kafshëve, bimëve dhe objekteve kulturore, si dhe caktimi i prokurorëve koordinatorë për fusha të ndryshme në të gjitha prokuroritë e vendit”, thuhet në njoftimin për këtë takim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...