15.1 C
Pec
E diel, 4 Qershor, 2023

Këngëtari, Fatjon Gashi publikon këngën e parë

Këngëtari Fatjon Gashi na vjen këtë herë me një këngë të re të parën e tij pas shumë realizimeve të ‘cover-ave’ të artistëve të tjerë.

Kënga mban titullin “Helm” dhe vjen me videoklip nën regji të Agon Bajrami dhe me producent Leutrim Gashi. Ky i fundit është përkujdesur dhe për muzikën e orkestrimin.

Në një prononcim për Njëshin, Fajton Gashi thotë se është shumë i knaqur me gjithçka rreth projektit të parë.

“Jam tepër i lumtur, kjo është kënga ime e parë në karrierë. Po shpresojë që publiku do ta pelqejë. Është një këngë që i dedikohet një episodi të jetës, po besoj që do të gjejë, të tjerë të cilët kanë kaluar nga kjo rrugë e të gjejnë forcën me ec përpara.” – tha Gashi.

Ndryshe, Fatjoni është dhe pjesë e Korit të Filharmonisë së Kosovës.

Kënga e plotë tashmë gjendet në kanalin zyrtar të artistit në YouTube. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...