6.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Këngëtari i njohur Lok Komoni i futet garës zgjedhore me partinë e Ramush Haradinajt

Këngëtari i njohur deçanas, nga brezi i ri Lok Komoni, ka bërë të ditur se do të sfidohet në garën e 9 Shkurtit për Deputet të Kuvendit të Kosovës.

Lok Komoni garon me partinë  e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, AAK.

Nominimi i tij u bë po në vendlindjen e tij në Deçan nga vet Ramush Haradinaj, në praninë e qindra përkrahësve.

Komoni njoftoi se në listë bashkohet si i propozuar nga gjenerali Daut Haradinaj.

Loku vie nga një komunë, bastion i pamposhtur i AAK-së, ndërsa lajmin për garën e bëri të ditur në faqen zyrtare në facebook.

Postimi i plotë: 

Të dashur miq, familjarë, kolegë dhe bashkëvendas!

Sot jam i nderuar që, me propozimin e Gjeneral Daut Haradinaj, me miratimin e Liderit Ramush Haradinaj dhe të Degës së AAK-së në Deçan, jam propozuar dhe nominuar si kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025!

E konsideroj këtë besim një përgjegjësi të madhe dhe një nder të veçantë.

Në ditët në vijim, do të angazhohem për të takuar secilin prej jush dhe për të shpalosur programin tonë për të ardhmen e Kosovës.

Ju shpreh mirënjohjen time të sinqertë dhe falënderime paraprake për mbështetjen tuaj!

Na priftë e mbara!’-shkruan Lok Komoni./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...