14 C
Pec
E martë, 13 Prill, 2021

Këngëtari i njohur Shkelzen Jetishi-Xeni sot kremton ditëlindjen

Një prej yjeve më të famshëm të këngës tonë shqipe Shkelzen Jetishi-Xeni sot kremton ditëlindjen.

I dashur për publikun, adhuruesin e mirëfilltë të muzikës shqipe Xeni sot po kremton ditëlindjen e 57-të e bashkë me vitet e jetës po kalojnë edhe katër dekada, punë profesionale në skenë.

Shkelzen Jetishi-Xeni vazhdon të mbetet i dashur dhe i kërkuar kudo në botën shqiptare për zërin dhe interpretimin e tij e bashkë me këto vlera, ai dallohet edhe me repertorin dhe kontributin në rujatjen e vlerave të mirëfillta.

Karriera e Xenit karakterizohet nga dhjetëra albume muzikore, qoftë krijimtari qoftë me reprtor nga thesari i pastër popullor.

Në duet me Zenel Doli por edhe si solo-këngëtar, Xeni me zërin dhe angazhimet e tij pothuajse ka shëtitur tërë botën.

Thënë thjesht, Xeni me 57 vitet e jetës dhe katër dekadat punë e angazhimin, në përkufizimin më real të njerëzve dhe miqve që e rrethojnë, ja doli të mbetet njeri.

Nga ‘RADIO 1’ dhe Portali ‘Njeshi’, Urime dhe shumë të tjera me shëndet e suksese./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...