-0.1 C
Pec
E premte, 27 Janar, 2023

Këngëtari pejan Naser Krasniqi, rikthehet me projektin ‘Tradita’

Këngëtari i njohur i shumë shoqërive kulturo-artistike të Pejës, të viteve 80-ta/90-ta Naser Krasniqi, të dielën e javës që lamë pas, ka promovuar projektin muzikor, me një varg këngësh të njohura popullore e qytetare e në mesine  të cilave, tre prej tyre, autoriale me tekst nga bashkëshortja Aida Krasniqi dhe aranzhman e muzikë nga klarinetisti i njohur kosovar Sead Muqa-Sei dhe tastieristi nga Prishtina Artan Rexhepi.

Naser Krasniqi prej viteve 90-të jeton e vepron në Gjermani, ndërsa muzika i ka mbetur pasion jetësorë, e prej të cilës ishte ndarë sikur shumë shqiptarë që kishin lënë profesionet dhe ëndrrat e tyre, për të marrë rrugën e gyrbetit me detyrim.

Në një bashkëpunim profesional me Sead Muqën – Sein dhe Artan Rexhepin, Naser Krasniqi është rikthyer tek vetja me projektin muzikor ‘Tradita’ me kohëzgjatje prej rreth 40 minutash, duke interpretuar mrekullisht këngën shqipe, me një melodicitet që e ka specialitet.

Të Dielën, si premierë, Naser Krasniqi, projektin e ka promovuar në ‘RADIO 1’ tek programi ‘Top Folk’ i ku i njejti ka shtrirje edhe në ‘Radio Star’-Gjilan dhe ‘Radio Lushnja’ në Shqipëri.

“Të dashur miq, kënga është pasioni im jetësorë të cilën kësaj radhe po mundohem ta ndajë me ju nëpërmjet porjektit tim muzikor të titulluar ‘Tradita’. -Falënderojë për projkektin maestro Sead Muqën -Sein dhe maestro Artan Rexhepin si dhe për pjesën vizive Video – AN Production.”-ka thënë mes tjerash Krasniqi, në ‘RADIO 1’.

Projektin muzikor në fjalë, në tërësi, po ua sjellim edhe në linkun e mëposhtëm, përderisa për pjesën vizuele të tij, janë kujdesur me profesionizëm, të njohurit AN Production’./Njeshi&RADIO 1/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...