Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes nga ana e të pandehurve.
Po ashtu, gjykata ka konstatuar se janë plotësuar kushtet e nevojshme për caktimin e paraburgimit për të pandehurit M.A dhe A.M., pasi ka arsye për të besuar se këta të pandehur po të gjenden në liri mund të asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë apo falsifikojnë provat e veprës penale.
Palët kundër këtij aktvendimi mund të parashtrojnë ankesë në Gjykatën e Apelit.
]]>