21.5 C
Pec
E hënë, 5 Qershor, 2023

Kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës, evakuohen udhëtarët dhe personeli

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është kërcënuar me bombë mesditen e së mërkurës.

Rastin e ka konfirmuar për media , zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.

E njëjta ka bërë të ditur se kanë pranuar një kërcënim me bombë, dhe se tashmë personeli dhe udhëtarët janë evakuuar.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcënim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë të angazhuar në kryerjen e detyrave te tyre”, tha Gara./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...