15.2 C
Pec
E premte, 2 Qershor, 2023

Kërcënimet nga Serbia, shkak për interesim të ulët në konkursin për policë

Përderisa nga pushteti insistojnë se ka interesim të qytetarëve nga komuniteti serb për t’u bërë pjesëtar të Policisë së Kosovës, deputetë nga opozita nuk pajtohen me këtë konstatim. Zëvendësimi i policëve në veri, sipas opozitës, do të jetë i vështirë shkaku i kërcënimeve nga Serbia.

I vështirë e sfidues po vlerësohet procesi i zëvendësimit të rreth 500 zyrtarëve policor në veri të Kosovës, të cilët dhanë dorëheqje muaj më parë.

Përkundër hapjes së konkursit në fillim të këtij muaji, nga Policia e Kosovës, sipas ish drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tani deputet i PDK-së, interesimi ka qenë i ulët, për shkak të kërcënimeve nga Serbia.

“Janë duke bërë kërcënime të vazhdueshme dhe trysni, d.m.th. edhe strukturat e një shteti të huaj, pra Serbisë, po me elementet që kanë, në veri që sa më pak njerëz të aplikojnë në konkurs. Unë e di që ata kanë me u ballafaqu me probleme, ndoshta çështje të sigurisë, jo vetëm ata por edhe familjet e tyre, është mjaft sfiduese të shikojmë, deri tash informatat që unë i kam, është një numër fare i vogël i njerëzve që kanë aplikuar, coftë në mënyre fizike apo mënyre online”, ka thënë Rashit Qalaj nga PDK.

Sipas, Qalajt ekzekutivi duhet të gjejë një zgjidhje për këtë situatë, ku në rast të mungesës së aplikantëve, duhet dërguar më shumë policë nga stacionet e tjera.

Kryetari i komisionit për siguri, njëherësh deputet i AAK-së, Bekë Berisha, situatën në veri e përshkruan si kaotike, e për çka fajëson qeverinë.

“Ka kohë që në veri në Mitrovicë, d.m.th. nuk ka nuk funksionon komuna, s’ka policë s’ka uniformë të Policisë, s’ka prokuror nuk ka gjykatës është gjendje kaosi ka 3 javë që mbahet kjo pyetje se çka do të ndodhë me rekrutimin e policëve, këtë çështje e rregullon ligji dhe nuk kam çka me u përgjigj për këtë punë, dhe duhet të pyesim qeverinë e Kosovës apo institucionet për këtë gjendje, sepse po shihet se ku e kanë pru Kosovën”, ka deklaruar deputeti Bekë Berisha nga radhët e AAK-së. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...