Kaosit të trafikut në magjistralen Prishtinë-Podujevë, sot shtuan edhe 70 autobusë.Pronarët e tyre kishin hall, prandaj dolën për të shprehur pakënaqësinë dhe e bllokuan rrugën.
Ata nuk po pajtohen me linjën 22 të Trafikut Urban të Prishtinës që shkon nëpër fshatrat e Podujevës, deri në Teneshdoll dhe thonë se kjo bie ndesh me linjat e tyre.
Sipas përfaqësuesve të autobusëve ndërurban, Komuna e Prishtinës ka shkelur ligjin duke krijuar këtë linjë të re pa miratimin e Ministrisë së Infrastrukturës.
Kjo ministri e konfirmoi për Klanin se Komuna e Prishtinës nuk ka bashkëpunuar me ta për këtë linjë të autobusëve.Ndërkaq, protestuesit po insitojnë në vazhdimin e bllokadës deri t’u zgjidhet problemi./Njeshi/