27.8 C
Pec
E enjte, 25 Korrik, 2024

Kërcënohet prokurori i Prokurorisë Themelore, i dyshuari i shkoi në zyre i veshur me antiplumb

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë është kërcënuar ditën e enjte, ndërsa rasti ka ndodhur në zyrën e tij.

Policia ka njoftuar se i dyshuari i kishte shkuar në zyre prokurorit, duke e kanosur me fjalë, gjithashtu i dyshuari kishte veshur një antiplumb, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nuk kishte liruar zyrën e prokurorit dhe i njëjti ka kanosur me fjalë ankuesin mashkull kosovar. Gjatë kontrollit trupor i dyshuari kishte të veshur një antiplumb, i cili është sekuestruar”, bëhet e ditur në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 10:54. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...