30.9 C
Pec
E diel, 8 Shtator, 2024

Kërcënohet zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës

Kryeprokurori i Shtetit ka njoftuar se është kërcwnuar  zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Sipas zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, kërcënimet janë rreth prononcimeve të Nikçit për rastin e rrahjes në diskotekën në Pejë, ku u përfshi edhe reperi nga Shqipëria, Noizy.

Njoftimi i plotë:

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH), dënon kërcënimin që i është bërë Zyrtarit të Lartë për Komunikim me Publikun në Prokurorinë Themelore të Pejës, z.Shkodran Nikçit, të cilat vijnë si rrjedhojë prononcimeve të punës së tij zyrtare lidhur me veprimet e ndërmarra nga Prokurori i Shtetit për rastin e rrahjes në një diskotekë në Pejë, ku ishin të përfshirë shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me institucionet tjera ligj zbatuese dhe autoritetet shqiptare do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe do ta trajtojnë me seriozitet të lartë këtë çështje, në mënyrë që kërcënuesi të përgjigjet sa më parë para drejtësisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...