14.5 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Kërcënoi Përparim Ramën dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, policia arreston të dyshuarin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal janë kërcënuar para disa ditësh.

Policia përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se personi i cili ka kryer kanosje tashmë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, transmeton Telegrafi.

I dyshuari raportohet se ka kanosur kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal gjatë një diskutimi mbi planin rregullues të një lagjeje të Prishtinës.

“Komuna e Prishtinë 08.05.2024 – 15:00. Më 23.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin se i njëjti gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagjeje të kryeqytetit, kishte kanosur dy zyrtarë të KK Prishtinë (kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal)”, ka njoftuar policia.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...