28.6 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Kërcënon Dodiku: Ka një vendim për ndarjen e Bosnjes

Presidenti i RS Milorad Dodik ka vendosur që edhe para liderit të tij shpirtëror, Vladimir Putin të provojkë me ndarjen e Bosnje dhe Hercegovinës dhe bashkimin e RS-së me Serbinë.

I sanksionuar nga Amerika, presidentit të RS-së nuk i kalojnë as 1 vit pa e takuar Putinin.

Pas një takimi që pati me njeriun që po bën luftë në Ukrainë, Dodik premtoi para Putinit se do të mbahet një referendum për pavarësinë e këtij entiteti nga Bosnja dhe Hercegovina dhe data e tij ende nuk është përcaktuar.

“Ka një vendim për ndarje, por ende nuk është caktuar një datë konkrete, duhen bërë shumë analiza, do të donim ta bënim tani, por përveç nesh janë edhe dy palë të tjera në proces. Kjo natyrisht, kërkon kohë”, tha Dodik në një intervistë për TASS në margjinat e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut (SPIEF).

Ai tha se procesi i negociatave për shkëputje është përpara.

“Ne jemi të bindur se tashmë ka mjaft pjekuri historike dhe qytetëruese që kjo është e nevojshme dhe do të ndodhë”, theksoi Dodik.

Sipas tij, nëse RS do të mbetej pjesë e Bosnjë-Hercegovinës, do të ishte humbje kohe dhe mundësish, dhe për këtë arsye është e nevojshme të arrihet sa më shpejt ajo që dëshiron RS në mënyrë që të ndalohet shpërdorimi i burimeve në shpresa e kotë se Bosnja dhe Hercegovina do të bëjë diçka.

“Ne nuk duam të krijojmë destabilitet në territorin e vendit tonë, prandaj para së gjithash i propozuam BH-së që të ndahet dhe të shkohet në atë drejtim”, tha Dodik. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...