Ai këto komente i bëri gjatë një vizite në Lebane, pas të cilës do të vizitojë edhe Medvegjën dhe Banjën e Sjarinës, për të cilat më herët tha se do të mbeten Serbi, pavarësisht pohimeve se mund t’i bashkëngjiten Kosovës në rast të shkëmbimit të territoreve.
“Sa i përket forcës sonë, ato janë të mjaftueshme për të intervenuar në çdo kohë. Ato janë jo proporcionale në raport me nevojën. Njerëzit nuk duhet të shqetësohen,” tha ai, duke shtuar se sa i përket marrëdhënieve shqiptaro-serbe, nuk ka nevojë për shqetësim. /Njeshi/
]]>