11.4 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

Kërkesa e Osmanit që Qeveria te heq SHBA-së tarifat, Kongresmeni Self: Edhe partnerët europianë ta shqyrtojnë

Kongresmeni amerikan Keith Self ka përshëndetur kërkesën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të kërkuar pezullimin e tarifave ndaj produkteve amerikane.

Ai e ka cilësuar këtë hap si një shembull të fuqishëm të lidershipit, duke u bërë thirrje edhe partnerëve evropianë që ta konsiderojnë një qasje të ngjashme.“Ky është një mësim i jashtëzakonshëm në lidership për partnerët tanë evropianë që ta marrin në konsideratë,” ka shkruar Self në rrjetin social X, duke e shoqëruar mesazhin me flamurin amerikan.

Ky reagim vjen pas kërkesës zyrtare të Presidentes Osmani drejtuar Qeverisë së Kosovës për të pezulluar tarifat mbi produktet amerikane, me qëllim thellimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.Osmani e ka cilësuar këtë si një hap strategjik për të forcuar bashkëpunimin me aleatin më të ngushtë të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...