Zëvendëskëshilltari amerikan për Siguri Kombëtare Jon Finer, ka biseduar ditëve të fundit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Alesandar Vuçiq, lidhur me tensionet në veri të Kosovës.
Kurtit i është kërkuar që kryetarët e rinj t’i kryejnë detyrat në lokacione alternative dhe që forcat policore të tërhiqen nga ndërtesat komunale.
Në komunikatë është thënë se Finer e ka mirëpritur gatishmërinë e Kurtit që të punohet drejt krijimit të kushteve për zgjedhje të reja.
Vuçiqit, në anën tjetër, i është kërkuar që t’i tërheqë forcat e armatosura nga zona afër kufirit, dhe që ta ulë nivelin e gatishmërisë ushtarake, si dhe të kërkojë nga protestuesit që të jetë në qetë.
Në dy komunikata për media, të lëshuara nga Shtëpia e Bardhë, është përmendur se Finer u ka kërkuar Kurtit dhe Vuçiqit që të riangazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, si dhe të zbatojnë plotësisht Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve.
Palët janë darkorduar për këtë Marrëveshje në shkurt në Bruksel, ndërsa për aneksin e zbatimit, në mars të Ohër./Njeshi/