Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit dhe kërkimit të një dyshuari në Kaçanik ka gjetur armë dhe thika. Kontrolli ka ndodhur në rrugën “Selim Shehu” në Kaçanik të premten në ora 08:30.
Aksion policor sërish në Kaçanik lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit Lika
Lexo po ashtu
Aksion policor sërish në Kaçanik lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit Lika
“Raportohet se gjatë kontrollit-kërkimit të një personi të dyshuar mashkull kosovar, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një pushkë gjuetie me dylbi, një pistoletë cal.9mm, një pushkë ajrore cal 4.5mm, 101 fishekë të cal 30.06, 85 fishekë të cal 12mm, 9 fishekë te cal 7.62 (nuk posedon leje), 233 fishekë te cal. 9mm, një fishek i cal. nn (nuk posedon leje), një bateri për gjueti ngjyrë e zezë, pajisje për pastrimin e armëve të gjata (gjuetisë), një dron Mini, një palë dylbi nate, një palë dylbi të zeza, një palë dylbi CHS zmadhues dhe 27 thika me dimensione të ndryshme”, thuhet në raport.Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt./Njeshi/