9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

Kërkohet krijimi i një fondi të veçantë për personat e kthyer nga Siria

Ditë më parë institucionet e vendit në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë kthyer 110 qytetarë të Kosovës nga Siria.

Këta qytetarë përfshirë, gra e fëmijë kanë qëndruar në vatrat e luftës.

Zëvendëskryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Lirie Kajtazi, ka thënë se këtyre personave duhet ofruar çdo gjë që është e nevojshme.Sipas saj këta qytetarë të Kosovës duhet akomoduar që të mos përfshihen në ndonjë gjë nga e kaluara.

“Në bazë të Ligjit për të kthyerit, këtyre personave duhet t’ju ofrojmë çdo gjë që është e nevojshme, strehimin apo ndihmë psikologjike. Është nevojshme t’i akomodojmë këta persona, në mënyrë që të mos përfshihen në diçka nga e kaluara e tyre, që natyrisht është e rëndë”, ka thënë ajo.

Kajtazi ka thënë se Institucionet e Kosovës nuk janë duke bërë sa duhet për riintegrimin e këtyre personave

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, ka thënë se qytetarëve të rikthyer duhet ndihmuar mjaft shumë që të integrohen.

Sipas tij Kosova në bashkëpunim me SHBA-në kanë bërë gjënë e duhur për rikthimin e tyre.

“Tashmë çështja e të riatdhesuarve të qytetarëve të Republikës së Kosovës në vendin e tyre, nuk është më temë e cila duhet të bisedohet dhe të thuhet se duhet apo nuk duhet të riintegrohen. Nuk ka dyshim se këta janë qytetarë të vendit tonë, ky është atdheu i tyre, dhe mendoj që shteti i Kosovës në bashkëpunim me miqtë tanë ndërkombëtarë, amerikanët, kanë bërë gjënë e duhur që këta qytetarë të Kosovës, të kthehen dhe të rrintegrohen në vendin e tyre”, ka thënë ai

Loading…
]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...