13.8 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

Kërkohet ndihmë urgjente për Denis Gashin që pësoi aksident në Pejë, familjarët falënderojnë të gjithë ata që ndihmuan dhe tregojnë gjendjen e tij aktuale

I riu Denis Gashi nga Peja, gjatë muajit janar kishte pësuar një aksident trafiku ku ishte lënduar rëndë.

Gjendja shëndetësore e të riut është përkeqësuar ditët e fundit andaj, familjarë të tij kanë njoftuar se Denisi ka nevojë për trajtim jashtë vendit, ku nevojitet një shumë e madhe e parave.

Për shkak se familja nuk mund ta përballojë koston e shpenzimeve ka kërkuar ndihmë nga qytetarët që të kontribuojnë për të ndihmuar në shërimin e tij.

Për t’i dalë në ndihmë Denisit, edhe një llogari në “Gofundme” është hapur ditë më parë në emër të Rijard Sadrijit.

https://www.gofundme.com/f/ta-ndihmojme-denisin?qid=6fa8f567b27109f197759b7a7b6b553c

“Luten te gjithe vullnetmirët që me aq sa kanë mundësi të kontribuojnë për të ndihmuar në shërimin e Denisit”.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...