24.4 C
Pec
E diel, 13 Korrik, 2025

Kërkohet një i dyshuar për grabitje në Prishtinë

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi për veprën “grabitje”.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprën grabitje”, thuhet në postim

Tutje nga Policia kanë bërë të ditur se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, luteni të  kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...