18.8 C
Pec
E diel, 14 Prill, 2024

Kërkohet paraburgim për dy vëllezër nga Peja që grabitën një person duke e rrahur

Drejtoria Rajonale e Policisë – Sektori i Hetimeve në Pejë, në Prokurori ka parashtruar kallëzimin penal ndaj të pandehurve N.D dhe J.D, vëllezër nga Peja, të dyshuar për një grabitje të kryer ndaj M.K.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur duke e sulmuar në mënyrë brutale të dëmtuarin, përderisa ky i fundit ishte nën ndikim të alkoolit, ndërkaq të pandehurit kanë ikur menjëherë pas grabitjes.

Prokurori i shtetit ka ardhur në përfundim se asnjë nga masat tjera për sigurimin e të pandehurit në procedurë, nuk janë të mjaftueshme, andaj më qëllim të zhvillimit të suksesshëm të procedurës penale, sipas tij, është i nevojshëm caktimi i paraburgimit ndaj të pandehurve.

“Andaj, nga të sipërshënuarat kërkojmë nga ju që të mbahet seanca e dëgjimit lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit, në të cilën do të marrin pjesë prokurori i shtetit, të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre”, thuhet në arsyetim.

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...