Përmes një komunikate për media, Prokuroria Themelore ka njoftuar se ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve në drejtim të kësaj vepre penale në drejtim të G.B dhe të pandehurve R.M e Sh.G, me dyshimin se kishin kryer veprën penale “Posedimi paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Tek i pandehuri G.B., Policia e Kosovës gjatë bastisjes së veturës së tij ka konfiskuar 4kg e 917 gramë marihuanë dhe 1.2 gram narkotikë llojit kokainë, kurse tek dy të pandehurit tjerë janë konfiskuar 2 gram marihuanë. “Po ashtu kjo prokurori ka lëshuar urdhër për kufizim të përkohshëm të veturës, ashtu që menjëherë pranë kësaj gjykate ka parashtruara kërkesën për sekuestrim e përkohshëm të veturës”, thuhet ndër tjera në komunikatë.