9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

Kërkohet paraburgimi i burrit nga Ferizaj që rrahu bashkëshorten

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, kundër të pandehurit I.K., nga Ferizaj, i cili dyshohet ta ketë sulmuar bashkëshorten e tij

Sipas një komunikate të Prokurorisë, i dyshuari pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, e ka sulmuar fizikisht dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

“Për shkak të dyshimit të bazuar se me datën 13.03.2019, i dyshuari I.K., për shkak të një mosmarrëveshje kishte sulmuar bashkëshorten e tij M.K., duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, ku me këtë kishte për të kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë. 

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...