32.1 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Kërkohet që personave me nevoja të veçanta të ju sigurohet transporti

Përfaqësuesi i personave me nevoja të veçanta, Gentrit Zeqiri, kërkoi që t’iu sigurohet transporti atyre që ai i përfaqëson, duke marrë parasysh vështirësitë që i hasin.

Ai këtë kërkesë e bëri në dëgjimin publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik, i mbajtur nga Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Në këtë dëgjim publik, u dhanë vërejtje dhe komente për të punuar drejt një Ligji më funksional.

Kryetari i Komisionit, Arbër Ramadani, tha se, janë në procedurë për amandamentimin e këtij Ligji.

Enver Bajqinca, përfaqësues nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), tha se kanë status të institucionit të pavarur për të kryer funksionin e saj.

Kryesuesi i Burimeve Njerëzore për dëgjim publik, kërkoi që kategoria e zyrtarëve publik të përjashtohet nga Ligji për zyrtarët publik.

“A vlen vetëm për një kategori të veçantë të përjashtohet”, ka thënë ai.

Deputeti Njazi Isaku, tha se vërejtjet janë të bazuara dhe do ti shqyrtojnë tutje, ku u vendos që takimi i radhës të mbahet të martën./Njesshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...