8.2 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Kërkon lirinë në Apel, nesër pritet seancë gjyqësore për Sali Berishën

Sot u mbajt në Apelin e Gjykatës së Posaçme GJKKO seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili prej datës 30 dhjetor 2023 mbahet në ‘arrest shtëpie’.

Shpallja e vendimit për Berishën u shty për ditën e nesërme, në datë 25.01.2024, në orën 09:00.

Berisha ka kërkuar lirinë dhe përmes avokatëve të tij Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë ankimuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj tij.

Do të jetë gjyqtarja Ilirjana Olldashi ajo që do të vendose mbi ankimin.

Kujtojmë se Berisha është vënë “në arrest shtëpie” pasi nuk zbatoi masën e detyrim paraqitjes.

Sali Berisha është person nën hetim për korrupsion në lidhje me çështjen “Partizani”.\Njeshi\

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...