Apeli i Gjykatës së Posaçme GJKKO nuk e ka ndryshuar masën e sigurisë arrest shtëpie për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.
Berisha dhe Malltezi kishin kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë arrest shtëpie në një masë më të butë sigurie.
Në seancën e sotme janë paraqitur edhe informacion lidhur me hetimet për dosjen “Partizani” për të me të cilën Berisha dhe Malltezi 2 ditë më parë u morën të pandehur, i pari për akuzën e korrupsionit pasiv dhe i dyti për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Në deklaratën e tij para SPAK, 2 ditë më parë ku u njoh zyrtarisht me akuzën për korrupsion pasiv Berisha akuzoi SPAK se po përdoret politikisht nga Edi Rama dhe se nuk ka asnjë provë apo fakt kundër tij lidhur me çështjen për të cilën akuzohet./Njeshi/