24.3 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

KESCO: Vetëm njësia A3 është duke prodhuar energji, qytetarët të ndihmojnë në kursimin e energjisë

KESCO njofton publikun se prodhimi vendor i energjisë elektrike vazhdon të jetë i kufizuar.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se njësia A3 është duke prodhuar rreth 110 megavatë sot, ndërsa pjesa tjetër e kërkesës do të mbulohet përmes importit të energjisë.

“Në të njëjtën kohë, konsumi i përgjithshëm ka shënuar rritje gjatë ditëve të fundit, kryesisht për shkak të përdorimit më të madh të kondicionerëve si pasojë e temperaturave të larta. Për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe pa ndërprerje, KESCO ka siguruar importet e nevojshme nga tregjet ndërkombëtare dhe po vazhdon të punojë intensivisht për të përmbushur nevojat në rritje për energji”, thuhet në njoftimin e KESCO.

Tutje, KESCO ka bërë thirrje që të gjithë konsumatorët të ndihmojnë në kursimin e energjisë, veçanërisht përmes përdorimit më efikas të pajisjeve për ftohje.

“Çdo kilovat-orë i kursyer ndihmon në lehtësimin e ngarkesës në sistem dhe ul koston e përgjithshme të energjisë — duke përfituar të gjithë nga kjo”, thuhet në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...