7 C
Pec
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Dita e Pavarësisë së Kosovës të shpallet festë zyrtare në Shqipëri

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, i ka drejtuar kërkesë Kuvendit që 17 shkurti, dita e Pavarësisë së Kosovës, të shpallet Festë Zyrtare e Shqipërisë.

KASH vlerëson se 17 shkurti është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë kombëtare dhe për të cilën kanë kontribuar shqiptarët anembanë botës, me mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve, BE-së, NATO-s dhe vendeve të tjera aleate dhe mike.

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Kuvendit, më dt. 21 Shkurt 2023, për të ndërmarrë nismat përkatëse ligjore për ta shpallur këtë datë Festë Zyrtare të Republikës së Shqipërisë. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson se një vendim i tillë do të gëzonte dhe do të mbështetej nga çdo shqiptar kudo ku jeton, pavarësisht bindjeve politike”, thuhet në kërkesë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...