15.6 C
Pec
E premte, 12 Prill, 2024

Këshilli i Sigurimit hedh poshtë kërkesën e Rusisë për seancë të jashtëzakonshme kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka refuzuar kërkesën e Rusisë, për të vendosur në rend dite të agjendës, seancë të jashtëzakonshme për ndërhyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë 25 vjet më parë.

Vetëm tre anëtarë votuan pro gjatë një procedure formale, ndërsa 12 të tjerë abstenuan ndaj kësaj kërkese

Përfaqësuesit e Francës dhe SHBA-së insistuan se Rusia nuk është konsultuar fare me anëtarët e Këshillit të Sigurimit për këtë seancë, ndaj dhe kërkesa u hodh poshtë.

Kurse përfaqësuesi i Rusisë ka insistuar me arsyetimin se kërkesa e saj kishte figuruar në agjendë dhe ishte publikuar në kalendar nga Presidenca Japoneze e OKB-së./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...