5.5 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

Këshilli i Sigurimit i OKB-së shpreh shqetësim për vrasjen e mbi 100 palestinezëve që po prinin për ndihma

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësim të thellë për sulmon që vrau më shumë se 100 palestinezë që kërkonin ndihmë të enjten në Gazën veriore, derisa pranoi se një hetim izraelit është duke u zhvilluar.

“Anëtarët e këshillit shprehin shqetësim të thellë në lidhje me raportet që deklarojnë se mbi 100 individë humbën jetën dhe disa qindra të tjerë pësuan lëndime, në një incident që përfshin forcat izraelite në një tubim të madh rreth një ndihme humanitare. Një hetim izraelit është duke u zhvilluar”, thuhet në një deklaratë të Këshillit të Sigurimit.

Ky këshill ka bërë gjithashtu thirrje që të mbahen të hapura pikat kufitare për hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, shkruan CNN.

“Anëtarët e këshillit i bëjnë thirrje Izraelit të mbajë të hapura pikat kufitare për hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, për të lehtësuar hapjen e kalimeve shtesë për të përmbushur nevojat humanitare në shkallë dhe për të mbështetur dërgimin e shpejtë dhe të sigurt të ndihmave për njerëzit në të gjithë Gazën” thuhet në deklaratë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...