Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj dhe Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje nga radhët e sistemit prokurorial, Laura Pula janë pajtuar në takimin e sotëm që të gjitha aktivitetet të kenë në vëmendje moscenimin e procesit aktual zgjedhor dhe mbarëvajtjen e rregullt deri në përmbylljen e tij.
“Kryesuesi Hajdaraj përgëzoi Koordinatoren Pula dhe stafin e saj për gatishmërinë e treguar dhe angazhimin konsekuent përgjatë viteve të kaluara në mbrojtje të votës së qytetarëve dhe, njëkohësisht, i shprehu mbështetjen dhe përkrahjen e tij në këtë proces të zgjedhjeve nacionale në vendin tonë. “Zonja Pula keni mbështetjen tonë të plotë për trajtimin e secilit rast dhe i bashkohem ftesës dhe apelit tuaj që qytetarët t’i raportojnë rastet tek Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës, të cilët mund të kenë informata për cenimin e fshehtësisë së votës apo për çfarëdo veprimi tjetër i cili përbën vepër penale kundër të drejtës së votimit”, thuhet në njoftimin e Sistemit Prokurorial./Njeshi/
Njoftimi i plotë: