9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Këshilli Prokurorial i Kosovës do të rekrutoj 28 prokurorë të rinj

Këshilli Prokurorial i Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur për hapjen e konkursit për prokurorë të shtetit, me ç’rast mori vendim për hapjen e konkursit për rekrutimin e 28 prokurorëve të rinj nga data 22 janar 2024 dhe themeloi Komisionin për Rekrutimin e Prokurorëve dhe Komisionin për Rishqyrtim të Ankesave.

Gjithashtu KPK ka caktuar zëvendësprokurorin Valdet Gashi si prokuror në Prokurorinë Speciale, prokuroren Elza Bajrami në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe prokurorin Sadri Alija në Prokurorinë Themelore në Gjakovë.

Në takimin e ditës janë caktuar edhe udhëheqësit e departamenteve në Prokurorinë Speciale, si në vijim: prokurorin Ilir Morina, udhëheqës të Departamentit për Krime Lufte, prokurorin Afrim Shefkiu, udhëheqës të Departamentit për Terrorizëm dhe prokurorin Valdet Gashi, udhëheqës të Departamentit për Korrupsion dhe Krim Financiar, kurse caktimi i udhëheqësit të Departamentit për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Prishtinë është shtyrë gjersa të përfundojë procedura për avancim në Prokurorinë Speciale.

“KPK, fillimisht, pas trajtimit dhe diskutimeve të zhvilluara në takimin e sotëm, miratoi Raportin për aktivitetet dhe rekomandimet e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik për periudhën korrik-shtator 2023 dhe aprovoi kërkesën e prokurorit Shpëtim Peci për transferimin e tij nga Prokuroria Speciale në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë nga data 1 mars 2024, si dhe aprovoi dorëheqjen e prokurores Slavica Popovic nga Prokuroria Themelore në Gjilan, për të cilën mori vendim që ta dërgojë propozimin tek Presidentja e vendit për lirim nga detyra”, thuhet në njoftimin e KPK-së./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...