24 C
Pec
E martë, 24 Maj, 2022

Këshilltari i Presidentes tregon se për çfarë do të flasë Osmani në Këshill të Sigurimit dhe kur fillon transmetimi i drejtpërdrejt

Blerim Vela, këshilltari i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar se për çfarë do të flasë Osmani në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet sot pasdite.

Vela përmes një cicërime në Twitter tha se në këtë takim Presidentja Osmani do t’i paraqesë të arriturat e Republikës së re të Kosovës që do t’i ekspozojë veprimet keqdashëse të Serbisë dhe aktorëve të tjerë.

“Sot, Këshilli i Sigurimit do të diskutojë mbi raportin e Kosovës të Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres. Presidentja Vjosa Osmani do t’i paraqesë të arriturat e Republikës sonë të re dhe do t’i ekspozojë veprimet keqdashëse të Serbisë dhe aktorëve të tjerë”, shkroi Vela.

Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt, nga ora 16:00. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...