0.3 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Kështu duket vendi ku ndodhi krimi në Runik të Skënderajt, policia vazhdon të qëndrojë aty

Policia e Kosovës vazhdon të qëndrojë aty ku disa orë më parë u vra një person dhe tre të tjerë mbetën të plagosur.

Krimi dyshohet se ndodhi në një kafiteri në Runik të Skënderajt, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbet i vrarë N.L., 39-vjeçar. Ndërsa të plagosurit u dërguan për mjekim në QKUK dhe njërit prej tyre iu amputua këmba.

Pamjet nga vendi i ngjarjes, shfaqin hapësirën ku ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Vendi është rrethuar me shiritin e policisë.

“Nga Qendra Emergjente e QKUK-së jemi njoftuar që 3 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, të lënduar me armë zjarri. Sipas ekipit mjekësor, aktualisht, njëri nga të lënduarit është në gjendje pak më të rënduar, ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetë” ka deklaruar Fazliu.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...