1.2 C
Pec
E martë, 30 Nëntor, 2021

Kështu u këndua në Pejë, në vitet e okupimit (Video)

Shoqëria Kulturo-Artistike ‘Marigona e Pejës’, e themeluar para viteve 90-të, siç e kemi thënë edhe më parë, padyshim se është produkt i shpërfaqjes së mos-durimit kulturor shqiptarë në qytetin e Pejës, ndaj okupimit serb, që ato vite do mbyllte edhe jetën kulturore, median, muzikën dhe artin, bashkë me sportin dhe çdo pore tjetër të jetës.

Në mesin shumë shoqërive dhe indidvidëve të kulturës e muzikës, kjo Shoqëri Kulturo-Artistike, ja tha këngës edhe në vitet 90-të.

Në një kohë pa kohë, kurn teatri, pallati i kulturës, kino, palestra ‘Karagaç’ dhe të gjitha objektet tjera kulturore e sportive ishin mbyllur, shpirtin artisik dhe dëshirën e popullatës për liri e çlirim, nuk  pati forcë që do e mbyllte.

Shpirti nuk mbyllet me dry… Ndjenja e atdhedashurisë nuk burgoset dot.

Është këngëtari i njohur Vllaznim Sinani-Caki, që në faqen e tij zyrtare në facebook,ka nxjerrë një video-regjistrim në pak minuta, në një prej ahengjeve pejane, gëzime familjare, në kohë të masave të dhunshme të okupatorit serb.

Ahengu është regjistrim i fillim viteve 90-të dhe ka ndodhur në familjen Bojku në Pejë, (familje e gjërë e dëshmorit të kombit Shpëtim Bojkut, i rënë në luftën e fundit me Serbinë).

“Kohëra të bukura dhe poaq të vështira! Vite kur njerëzit janë dashur më shumë mes vete!
Melos popullor patriotik – vitet e 90-ta, te familja e nderuar Bojku. SHKA ‘Marigona e Pejës’.”-shkruan këngëtari në video-përshkrim.

Në regjistrim pjesë e orkestrinës muzikore ‘Marigona e Pejës’, shihen të jenë dueti Sinani (Vëllëzërit Baki dhe Caki), këngëtari gjakovar Zenel Doli, ndërsa që në formacion të instrumentistëve janë: Ramiz Nallabi – klarinetë (i zhdukur në luftën e fundit me Serbinë), Gjevdet Drançolli – fis/harmonikë, Afrim Hasku – ritëm/kitarë dhe Sduan Dervishi – daire./RADIO 1/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...