Lutfi Haziri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit për nepotizëm.
Ai ka thënë se mataforikisht se “Qeveria e Kosovës i ka futur krahët në tegull e mjaltës”.Sipas tij, kanë shkuar aq sa larg sa edhe në rezervat e shtetit kanë prekur.
“Nëse mund të pajtohemi parimisht, Kosovë janë nxën njerëzit duke i shti gishtat në tegull të mjaltës, edhe kemi thënë ne u nxë dikush, u marrë prokuroria me ta. Jo kta duart, por i kanë shti edhe krahët deri në fund në tegulla edhe magje të popullit që janë rezervat e shtetit”, ka thënë ai.
Më tutje ai ka thënë se nuk ka në histori të Kosovës më shumë punësime familjare sesa në këtë Qever./Njeshi/