7.6 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Këta janë 120 kandidatët që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës

Eugen Cakolli nga KDI ka publikuar listat me emra të kandidatëve që pritet të jenë deputetët e ri të Kuvendit të Kosovës.

Cakolli ka publikuar listat e të gjitha partive politike që garuan në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Pas numërimit të votave nga vendvotimet e rregullta, votave nga jashtë dhe rreth 80% të votave me kusht – me votat e mbetura që nuk pritet të sjellin ndonjë ndryshim – kjo pritet të jetë përbërja e re e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës”

“Gjithashtu, pavarësisht diferencave relativisht të vogla mes disa kandidatëve, me ndryshime minimale, kjo pritet të jetë përbërja e grupeve parlamentare të subjekteve politike që kanë siguruar mandate – përfshirë edhe subjektet politike të komuniteteve jo-shumicë”, ka shkruar Cakolli./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...