5.3 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Këta janë kandidatët për Kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit

Në mbledhjen 257 të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), është konfirmuat lista prej gjashtë kandidatëve për Kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Ardian Hajdaraj, prezantoi listën përfundimtare që komisioni ka vlerësuar që plotësojnë kushtet për kryeprokuror të Apelit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kandidatët për Kryeprokuror të Apelit janë: prokurori Agron Bajrami, Arben Ismaili, Ikramije Bojaxhiu, Sebahate Sinani, Sheribane Selimi- Muçaj dhe Shkelzen Ibrahimi.

Gjithashtu, gjatë kësaj mbledhje, më 11 vota për u miratua Rregullorja për Themelimin e Marrëdhënies së Punës me Kontratë për Periudhë të Caktuar në Sistemin Prokurorial dhe Rregullorja për Vlerësimin e Rezultateve të Punës të Stafit Administrativ të Sistemit Prokurorial./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...