15.7 C
Pec
E hënë, 25 Shtator, 2023

Këta janë vëllezërit që u vranë sonte në Gjakovë, i dyshuari në arrati

Dy vëllezër mbetën të vrarë sonte në fshatin Madanaj të Gjakovës. Mësohet se viktimat janë Blerim dhe Haxhi Islamaj.

Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës tha për ‘RADIO 1’ se Policia ka dalur në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin, ndërsa i dyshuari për vrasjen ndodhet në arrati.

”Mund t’ju konfirmoj se sonte rreth orës 20:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Madanaj-Gjakovë dy persona dyshohet të jenë qëlluar me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave meshkuj të moshës madhore. Në këto momente janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, u shpreh ai.

‘RADIO 1’ mëson se motivi i vrasjes dyshohet të jetë për shkak të pronës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...