Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ me një komunikatë të orëve të pasditës së të Dieles, ka njoftuar se për shkak të vazhdimit të punimeve të planifkuara, sot ditë e Hënë, nga ora 09:00 deri në ora 16:00, disa lokalitete të mëdha të Pejës do mbeten pa ujë.
Njoftimi i plotë:
‘KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë
Qendra – Pejë
Të Hënën vazhdojnë punimet në rrugën ‘Perandori Justinian’
NJOFTIM PËR NDËRPRERJE TË PLANIFIKUAR
Në kuadër të punimeve të planifikuara, të Hënën, me datë 03.02.2025, do zhvillohen intervenime në rrjetin e ujësjellësit, me lokacion në udhëkryqin e rrugës ‘Parandori Justinjan’ dhe në rrugën ‘Nuradin Ceku’.
Rezultat i këtyre punimeve, do të ketë ndërprerje të furnizimit nga ora 09:00 deri në ora 16:00 në rrugën e Spitalit Rajonal të Pejës, në B.T. ‘Asllan çeshme’ dhe në rrugët ‘Çerçiz Topulli’, ‘Riçard Hollbruk’, ‘Halil Agusholli’, ‘Shpetim Bojku’, ‘Syl Hasani’, ‘Musë Tahiri’, ‘Naum Veqilharxhi’ si dhe rrugë e rrugica dytësore.
Poashtu, meqë rruga ‘Çerqiz Topulli’ do të jetë e mbyllur për qarkullim të automjeteve, si rrugë alternative mund të përdoret rruga ‘Kapetan Rudi’.-thuhet në njoftimin nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./Njeshi/
Viktima e vetaksidentit të sontëm, ishte punonjës i ‘Hidrodrini’-t, reagon kompania
Egzon Kelmendi pas tubimit në Deçan: Dita e ndryshimit të nevojshëm për Kosovën po vie