Në një studim të fundit nga Universiteti Sorbonne i Parisit, i cili përfshinte 45,000 njerëz të moshës së mesme, është gjetur se konsumimi i shumë hamburgerëve, picave, biskotave dhe ëmbëlsirave mund të shkurtojnë jetën tuaj, transmeton KosovaPress.
Vdekjet nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe sëmundjet e tjera shoqërohen me konsumimin e “ushqimeve ultra të përpunuara”.
Në ushqimet problematike përfshihen patatet e skuqura, buka e bardhë, salsiçet, drithërat e ëmbla dhe pijet e gazuara.
Ushqimi i shpejtë përmban një sasi të madhe yndyre, yndyre të ngopur dhe sheqer, si dhe aditiv të diskutueshëm si nitrat natriumi dhe oksid titani.
Hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar se ky ushqim është i pasur me yndyra, dhe i dobët në fibra, shkakton presionin e lartë të gjakut dhe kancerin.
Gjithashtu, ëmbëlsuesit artificialë, të cilët janë të pranishëm në ushqime të shpejta, rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe çrregullimeve të tjera metabolike që janë shkaqet kryesore të vdekjes së parakohshme. /Njeshi/
]]>