Pas serisë së dobët në ligë, ku në katër ndeshje nuk kishin fituar, klubi prizrenas vendosi ta shkarkojë italianin, shkruan lajmi.net.
Liria vendosi që trajner i tyre të bëhet, Erdogan Celina, duke njoftuar se në garë ishin edhe Gzim Hasi e Skender Shengyli.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin zyrtar të klubit kosovar:
“Nga mbledhja e KF Liria
Erdogan Celina, zgjidhet kryetrajner i Lirisë
Të dielën në mbrëmje, anëtarët e Bordit të KF Liria, me shumicë votash, zgjodhën për kryetrajner të ri të KF Liria, Erdogan Celinën.
Pas një debati të thellë mes anëtarëve të Bordit, ku opsion ishin tre emra: Gzim Hasi, Skender Shengyli e Erdogan Celina, shumicën e votave për të udhëhequr KF Liria, e mori Erdogan Celina.
‘Nesër (e hënë) Celina do të prezantohet para futbollistëve,që edhe do të udhëheq me stërvitjen’, ka thënë kryetari klubit, z.Ilijaz Ilijazi, që bashkë me anëtarë tjerë të Bordit, shfaqën besimin se klubi do të nxirret nga kjo situatë, ku objektiv është mbijetesa”, thuhet në njoftim.
]]>