20.7 C
Pec
E premte, 12 Gusht, 2022

KF Llapi shënon 90-vjetorin e themelimit

Klubi futbollistik Llapi, sot shënon 90-vjetorin e themelimit.

Njoftimin e ka bërë vet ekipi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Këtë ditë ata e konsideruan si historike për siç u shprehën ata të klubin më të vjetër të Podujevës.

“KF Llapi gjatë këtyre viteve ka kaluar në shumë sfida, duke arritur tashmë në një nivel tjetër të organizimit dhe funksionimit si klub.Falenderojmë gjithë ata që kontribuan që KF Llapi të jetë këtu ku është sot, por një falenderim të veçantë për pronarët e klubit, vëllezërit Batatina që e bënë klubin model të organizimit dhe funksionimit, gjersa ia kthyen qytetit të Podujevës edhe trofetë. 2 Kupa të Kosovës dhe 1 Superkupë erdhën për 90 vjetor, presim edhe shumë trofe tjerë viteve në vazhdim”, thuhet në postimin e tyre.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...