15.4 C
Pec
E shtunë, 21 Shtator, 2024

KFOR: Çdo vendim rreth hapjes së Urës së Ibrit duhet të ndodh në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi

KFOR-i përmes një komunikate të lëshuar për media ka bërë të ditur se gjeneralmajor Özkan Ulutaş është njoftuar nga drejtori i Policisë së Kosovës për një inspektim në Urën e Ibrit.

Në reagimin e tyre thuhet se nuk do të hezitojnë të trajtojnë çdo zhvillim që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal, në përputhje me mandatin e OKB-së.

Sipas tyre, çdo vendim në lidhje me hapjen e urës duhet të merret në kuadër të dialogut nga BE-ja.

“Njësitë e KFOR-it mbajnë një prani të përhershme, fikse në urë dhe vazhdojnë të kryejnë patrullime të rregullta në zonat përreth për të garantuar stabilitet dhe siguri, për të mirën e të gjitha komuniteteve lokale. Ne nuk do të hezitojmë të trajtojmë çdo zhvillim që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal, në respekt të plotë të mandatit tonë të OKB-së. Qëndrimi i KFOR-it ka qenë i qartë dhe konsistent gjatë gjithë kohës. Çdo vendim në lidhje me hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Tutje ata kanë theksuar se KFOR-i është reagues i tretë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të etëq për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i ka një qëndrim të dukshëm, fleksibël dhe të pajisur mirë. KFOR-i vepron si reagues i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), të cilët janë përkatësisht reaguesi i parë dhe i dytë i sigurisë”

Sot, Ministri i Punëve të Jashtme Xhelal Sveçla i shoqëruar nga Ministri Elbert Krasniqi, dhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi inspektuan Urën e Ibrit.

Para gazetarëve, Ministri Sveçla tha se ura do të hapet, pasi sipas tij nuk ka ndonjë arsye që një gjë e tillë mos të ndodhë, por se kur ajo varet nga ekspertët./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...