9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

KFOR-i fillon stërvitjet në Merdare

Ditë më parë, KFOR-i ka paralajmëruar për trajnimet dhe stërvitjet e planifikuara në mbarë Kosovën.

Kjo është bërë e ditur përmes një videoje të shpërndarë nga KFOR-i në rrjetin social Facebook.

“Ne jemi këtu për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit. Ne stërvitemi që të jemi gjithmonë të gatshëm. Nëse na shihni ju duhet të ndiheni të sigurtë”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.

Ndaj këtyre stërvitjeve kishin reaguar edhe mediat serbe, duke e marrë këtë njoftim si formë ‘kërcënimi’.

Stërvitje të tilla bëhen shpesh nga pjesëtarë të KFOR-it, ndërkaq këto të fundit ende nuk dihet se sa do të zgjasin.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...